Fiorentina e ka nisur mbarë ndeshjen ku në minutën e pestë ka zhbllokuar sfidën me një gol nga Gonzalez nga pika e bardhë e penalltisë.
Klubi violë po tregohej shumë këmbëngulëse që në fillimin e ndeshjes dhe kështu shpërblehet përsëri në minutën e 11-të ku Bonaventura dyfishon shifrat pas një asistimi nga Cabral.
Sfida ishte shumë intensive ku dhe kartonat e verdhë nuk munguan pasi gjyqtari Guida nxorri nga xhepi 3 të tillë gjatë 45 minutave, 2 për Fiorentinën dhe një për Romën.
Pjesa e dytë nuk nisi ndryshe për ekipin e Mourinhos edhe pse aktivizoi direktë Zaniolon në vend të Oliveira. Rastet ishin të shumta por Fiorentina u tregua më e rrezikshme.
Fiorentina kështu mbyllë javën e Serie A me një fitore ndaj Romës ku tashmë “La Viola” ka mundësinë të futet në Europa League./abcnews.al/