11.6 C
New York
Friday, March 14, 2025

Buy now

Finlanda redukton vizat turistike për rusët

- Advertisement -

Finlanda ka reduktuar numrin e vizave të lëshuara për qytetarët rusë me 90%,  një vendim i shpallur në gusht që hyri në fuqi një ditë pasi ministrat e jashtëm të BE ranë dakord për ta bërë më të vështirë për rusët marrjen e vizave, shkruan Al jazeera.

Finlanda, e cila ndan kufirin më të gjatë me Rusinë nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, njoftoi vendimin në gusht mes presionit në rritje nga politikanët dhe qytetarët e zakonshëm për të kufizuar lëvizjen e turistëve rusë nëpër vendin nordik.

“Është e rëndësishme që të tregojmë se në të njëjtën kohë kur ukrainasit po vuajnë, turizmi normal nuk duhet të vazhdojë si zakonisht,” tha Ministri i Jashtëm Pekka Haavisto gjatë takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në kryeqytetin çek Pragë të mërkurën.

Përveç vendimit të saj për viza, Ministria e Jashtme finlandeze tha se qeveria aktualisht po shqyrton mundësinë për të ndihmuar mbrojtësit rusë të të drejtave të njeriut, anëtarët e shoqërisë civile dhe gazetarët kritikë për Kremlinin duke vendosur një vize tw re humanitare që u mundëson atyre të hyjnë në vendin nordik.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit