15.5 C
New York
Tuesday, April 29, 2025

Buy now

Carney në fjalimin e tij të parë ia bën me dije Trump: Kanadaja kurrë nuk do të bëhet pjesë e ShBA-së

- Advertisement -

Mark Carney, i cili sot u betua si kryeministër i ri i Kanadasë, në një ceremoni në kryeqytetin e vendit, ka bërë bujë me deklaratën e tij të parë.

Carney tha se Kanadaja nuk do të bëhet kurrë “shteti i 51-të” i SHBA-së, siç ka pretenduar së fundmi Presidenti Trump.

“Ne kurrë, në asnjë formë, nuk do të jemi pjesë e SHBA”, thotë ai drejtuar turmës, duke i bërë jehonë komenteve të ngjashme që ai ka bërë më parë.

Carney tha se një ceremoni si betimi sot, dhe grupi i ministrave pas tij, nuk i ngjan aspak sistemit të qeverisjes së Amerikës.

“Ne jemi në thelb një vend tjetër”, thotë Carney, duke shtuar se vendi “pret respekt” nga Amerika dhe Trump.

Të ngjashme

Të fundit