15.1 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Finlanda po shqyrton mbylljen e të gjitha pikave kufitare me Rusinë

- Advertisement -

Kryeministri finlandez Petteri Orpo po mendon të mbyllë disa apo edhe të gjitha pikat e kontrollit në kufirin me Rusinë për shkak të fluksit të emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme.

“Ne mund të kufizojmë trafikun kufitar, të mbyllim disa apo edhe të gjitha pikat e kalimit ose të vendosim qendrën e pritjes për azilkërkuesit në një vend,” deklaroi kryeministri, duke komentuar raportet për një rritje të numrit të njerëzve që kalojnë kufirin lindor të vendit pa dokumentet e nevojshme, shkruan Yle.

“Mesazhi i qeverisë është i qartë, ne duam të garantojmë sigurinë e kufirit tonë”, tha ai lidhur me këtë.

Më herët, ministrja e Brendshme, Mari Rantanen tha se autoritetet finlandeze kishin vendosur të fillojnë punën përgatitore për të kufizuar trafikun në kufirin me Rusinë. Helsinki ka raportuar rreth 60 azilkërkues pa dokumente që kanë mbërritur në kufirin lindor këtë javë.

Javën e kaluar ishin 71. Sipas shërbimit kufitar, ata nuk janë shtetas rusë, por shumica e tyre janë nga Lindja e Mesme. Helsinki thotë se ka diskutuar problemin me Moskën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit