Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, deklaroi të dielën se procesi i ratifikimit për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO duhet të kishte përfunduar deri tani.
“Procesi po zgjat më shumë nga sa do të donim. Ne duhet të ishim pranuar deri tani dhe procesi i ratifikimit duhet të kishte përfunduar”, tha Marin në një intervistë për radion publike finlandeze, raporton A2cnn
Marin theksoi se pavarësisht vonesave, siguria e finlandezëve nuk është në rrezik dhe theksoi rëndësinë që Finlanda dhe Suedia t’i bashkohen aleancës në të njëjtën kohë.