11.4 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Fillon punimet konferenca shkencore ndërkombëtare me temë Mbingarkesa kurrikulare

- Advertisement -

Sot, në Kampusin e Universitetit të Mitrovicës në Mitrovicë, ka filluar punimet konferenca ndërkombëtare e organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Mitrovicës.

Në konferencë po marrin pjesë përfaqësuses nga institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare: nga Fakulteti i Edukimit dhe shkencave sociale në Norvegji, Instituti i Arsimit të Sllovenisë, Enti i Arsimit i Malit të Zi, Universiteti i Tiranës, hulumtues nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, profesorë nga universitetet e Edukimit në Kosovë, inspektorë të arsimit, drejtorë shkollash, mësimdhënës dhe studentë, të cilët në hapje të konferencës i përgëzuan për punën e bërë drejtori i Instritutit Pedagogjik të Kosovës, Nezir Çoçaj dhe rektori i Universitetit të Mitrovicës, Alush Musaj.

Përfaqësuesit nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse prezantuan përvojat e tyre lidhur me ngarkesën kurrikulare në arsimin parauniversitar, elementet që mund të sjellin një strategji funksionale për trajtimin dhe preventiven e mbingarkesës së kurrikulës, si dhe kahet zhvillimore për efektivitetin e mësimdhënies, si një nga veprimet kryesore për të garantuar mirëqenien e të gjithë nxënësve dhe eliminimin e pabarazive në mësim.

Vemendje të veçantë mori prezantimi i raportit të hulumtimit nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, me temë Mbingarkesa Kurrikulare në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ( Realitet apo perceptim?).

Mbingarkesa kurrikulare është një problem global, i cili në vitet e fundit ka marrë vëmendje më të madhe nga zhvilluesit e kurrikulave, studiuesit dhe institucionet arsimore.

Konferenca do të vazhdojë punimet edhe nesër me kumtesat e radhës dhe diskutimet, të cilat pitet të zgjojnë mjaft interes për pjesëmarrësit, me fokus mbingarkesën kurrikulare – ndikimin në arritshmërinë dhe mirëqenien e nxënësve dhe të mësimdhënësve.

Konferencat e tilla janë një mundësi e mirë për komunitetin e gjerë arsimor që të shkëmbejnë ide, përvoja, rezultate shkencore, si dhe të ndërtojnë ura bashkëpunimi në sektorin e arsimit për veprime dhe studime në fusha dhe tema të veçanta me interes të gjerë për profesionistët e arsimit dhe shoqërinë në përgjithësi.

Konferenca është bërë tashme tradicionale dhe kumtesat e prezantuara, si çdo vit tjetër, edhe këtë vit, krahas punës kërkimore të Institutit gjatë vitit 2022, hulumtimeve të realizuara në fusha dhe tematika të veçanta, do të botohen nga Instituti Pedagogjik i Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit