11.6 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Fillon protesta e qytetarëve pas vrasjes së mbrëmshme të 35-vjeçares shtatzënë

- Advertisement -

Me thirrjet “Dorëheqja nuk mjafton”, “Polici i keni duart me gjak”, “Hapësirat private e publike të pasigurta”, “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave!”, ka nisur protesta në Prishtinë, në lidhje me vrasjen e gruas shtatzënë e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj me tri plumba.

Në protestë po marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetareve të cilët po bëjnë thirrje për dorëheqje të ndryshme nga institucionet e sigurisë.

Nga sheshi Zahir Pajaziti, protestuesit përmes “Garibaldi” po marshojnë në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë.

Protestuesit kanë bërë thirrje se shteti duhet t’i mbrojë gratë dhe jo burrat siç kishte shkruar kryeministri i Kosovës, në një reagim të tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit