Agjencioni Turistik “Fibula”, ka filluar sezonin e 25-të turistik me oferta të reja në Bullgari. Fluturimet e para kishin për synim promovimin e bregdetit dhe hotelet e bukura të këtij shtetit.
Pronari i Agjencionit “Fibula”, Shpëtim Turku, për Ekonomia Online, teksa tregoi për rëndësinë e hapjes së sezonit veror 2024, përmendi risitë që do ta karakterizojnë këtë agjencion gjatë këtij viti. Fluturimi direkt nga Prishtina për në Bullgari, Turku e konsideron se është risia më e madhe për këtë vit, me liberalizmin e vizave.
“Krejt ky udhëtim është aranzhuar për promovimin e Bullgarisë. Bullgaria është destinacioni më i ri që ofron ‘Fibula’ për vitin 2024. Pra kemi çarter fluturim i cili do të fillojë më 18 qershor dhe do të vazhdojë deri në shtator. Ka me qenë fluturimi njëherë në javë pasi që janë heq vizat na u ka bërë e mundur, sepse moti kemi pas dëshirë të bëjmë çarter fluturime për Bullgari dhe promovimin e Bullgarisë por pasi që jemi ‘viza free’ dyert na u kanë çel edhe për këtë destinacion të ri”, tha Turkaj, teksa tregon edhe për destacione tjera.
“Këtë vit e kemi sezonën e 25-të për Turqi. Faktikisht ne kemi filluar për Turqi çarter fluturimin e parë e kemi bërë ne ia kemi filluar pra dhe vazhdojmë me Turqinë. Turqia do ketë Antalian, do ketë fluturime çdo ditë, Bodrum do të ketë çarter fluturim edhe kemi Spanjën prej Tiranës do ketë fluturime njëherë në javë do ketë të martën edhe risi është Italia Jugore krejt prej Tiranës këto nisje prej Prishtinës kemi Antalien, Bodrumin dhe Burgasin”, tha tutje Turkaj.