-1.4 C
New York
Wednesday, February 21, 2024

Buy now

Fifi dhe Noizy së shpejti me një bashkëpunim?!

Eftuar në studion e “Live From Tirana”, ka qenë këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Fifi. Ajo njëkohësisht është duke përjetuar dhe eksperiencën e saj në “Dancing With The Stars”, për të cilën na ka rrëfyer vetë më shumë, por duke u ndalur gjithashtu dhe tek marrëdhëniet me konkurrentët e tjerë si dhe me partnerin e saj, Adisin…

Përveç impenjimit të saj në “Dancing With The Stars”, Fifi ka gati dhe disa projekte të reja muzikore. Çfarë mund të na tregojë ajo për to?

Akoma nuk e kam gjetur bashkëpunëtorin për këngën e radhës. Nuk është vetëm një, janë 3-4 që i kam punuar. Besoj se dy do të dalin, pres që të mbaroj “Dancing With The Stars” dhe të futem me kokë në studio e të punoj. Të mundohem të gjej se çfarë duan shqiptarët, sepse tani është pak problem të bësh art.

Artisti më i dëshuar shqiptar për vitin 2023, sipas Spotify ishte Noizy. Çfarë mendon Fifi për këtë?

Noizy është shumë në rregull, është super artist. E meriton që të jetë aty ku është sepse ka punuar shumë vite dhe ka arritur të ketë një publik të vetin, që nuk e ka tradhtuar kurrë. Nuk u ndal ndonjëherë. Ai ka bërë shumë ndryshime në artin e vet.

A është e vështirë të bësh një bashkëpunim me Noizy-n?

Nuk e di, nuk kam tentuar kurrë. Por mund ta mendoj. Nuk di si të bie në kontakt me të (qesh).

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit