FIFA mbush arkat e klubeve, mbi 4 mijë dollarë çdo ditë për secilin lojtarë që luan në Kampionatin Botëror

- Advertisement -

FIFA ka vendosur të shpërblejë klubet që do të lejojnë futbollistët e tyre të përfaqësojnë kombëtaret në Kupën e Botës 2026, duke vënë në dispozicion një fond rekord prej rreth 355 milionë dollarësh.

Në kuadër të programit “FIFA Benefits”, secili klub do të përfitojë kompensim financiar për lojtarët që do të grumbullohen nga përfaqësueset e tyre kombëtare gjatë turneut më të madh të futbollit në botë.

Sipas rregullave të përcaktuara nga FIFA, klubet do të marrin rreth 5 mijë dollarë në ditë për secilin futbollist të angazhuar me kombëtaren e tij gjatë periudhës së Kupës së Botës.

Përveç kësaj pagese bazë, parashikohen edhe bonuse shtesë, të cilat do të llogariten në bazë të numrit të ndeshjeve të zhvilluara dhe minutave të luajtura nga secili lojtar.

Shtëpia e futbollit botëror ka bërë të ditur se shuma përfundimtare që do t’i takojë secilit klub do të përcaktohet vetëm pas përfundimit të turneut, kur të jenë përllogaritur të gjitha të dhënat që lidhen me pjesëmarrjen dhe aktivizimin e futbollistëve në garë.

Fondi i dedikuar për klubet është dukshëm më i lartë krahasuar me atë të ndarë gjatë Kupës së Botës 2022 në Katar.

Sipas FIFA-s, transmeton klankosova.tv, rritja arrin në rreth 70%, duke reflektuar përpjekjet e institucionit për të kompensuar në mënyrë më të drejtë klubet që kontribuojnë me lojtarë në aktivitetet e kombëtareve.

Një pjesë e konsiderueshme e fondit, afërsisht një e treta e shumës totale, është rezervuar për periudhën e ndeshjeve kualifikuese, duke siguruar që klubet të përfitojnë jo vetëm gjatë fazës finale të turneut, por edhe gjatë rrugëtimit të kombëtareve drejt Kupës së Botës.

Të ngjashme

Të fundit