Federata e Futbollit të Kosovës ka pritur sot në selinë e saj një delegacion të KFOR-it italian, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm dhe projektet e përbashkëta të realizuara ndërmjet dy institucioneve.
Takimi shërbeu gjithashtu si një moment përshëndetës për Fabio Schiavonen, i cili po e përfundon misionin e tij në Kosovë. Përfaqësuesit e FFK-së e falënderuan atë për përkushtimin, bashkëpunimin dhe miqësinë e treguar gjatë shërbimit të tij, duke theksuar se Kosova dhe FFK-ja do të mbeten gjithmonë shtëpia e tij e dytë.
Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Samir Ujkani, i dhuroi Fabio Schiavones një fanellë të Kombëtares së Kosovës si kujtim nga bashkëpunimi i frytshëm.
Njoftimi i plotë:
🤝 Sot në Federatën e Futbollit të Kosovës patëm kënaqësinë të mirëpresim delegacionin e KFOR-it italian, me të cilin kemi ndërtuar një bashkëpunim të shkëlqyer dhe janë realizuar projekte të përbashkëta me rëndësi.
Ky takim ishte njëkohësisht edhe një përshëndetje për mikun tonë, Fabio Schiavone, i cili përfundon misionin e tij në Kosovë. E falënderuam për përkushtimin, bashkëpunimin dhe miqësinë e sinqertë, duke i bërë të ditur se FFK-ja dhe Kosova do të mbeten gjithmonë shtëpia e tij e dytë.
Në shenjë mirënjohjeje dhe kujtimi për kontributin e tij, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Samir Ujkani, i dorëzoi një fanellë të Kombëtares së Kosovës.






