FFK me njoftim për tifozët e Kombëtares së Kosovës

- Advertisement -

 

Federata e Futbollit e Çekisë ka nisur shitjen e biletave për ndeshjen miqësore ndërmjet Kombëtares së Çekisë dhe Kombëtares së Kosovës, e cila zhvillohet më 31 maj në Pragë.

Tifozët tanë biletat mund t’i sigurojnë në linkun e mëposhtëm:

https://www.ticketportal.cz/event/Pripravne-utkani-CESKO-KOSOVO?idp=-1356706&idpartner=627

Pas hapjes së linkut, sektorët e rezervuar për tifozët e Kosovës janë: F1, F2, F20, F21, A20 dhe A21.

Në konsultim me menaxherin e sigurisë, kapaciteti për tifozët tanë është zgjeruar edhe me sektorët A20 dhe A21.

💙 Dardanë, shihemi në stadium. Mbështetja juaj na duhet në çdo sfidë! 🇽🇰

Të ngjashme

Të fundit