-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

FFK-ja dhe Komuna e Vitisë nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Hamiti.

Me këtë rast, në kuadër të bashkëpunimeve të FFK-së me komunat, është bërë nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit edhe me Komunën e Vitisë.

Objekt i këtij bashkëpunimi do të jetë realizimi i përbashkët i investimeve dhe punimeve për ndërtimin e stadiumit në fshatin Prodesh të Komunës së Vitisë, së bashku me objektet tjera përcjellëse.

Detajet e investimeve të secilës palë janë të përcaktuara në memorandum. Ky bashkëpunim është pjesë e projektit të FFK-së.

“Çdo 45 ditë nga një fushë futbolli” dhe synon përmirësimin e infrastrukturës sportive nëpër të gjitha viset e Kosovës dhe ndihmon në përmirësimin e kushteve për futbollistët dhe komunitetin lokal.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit