28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

FFK fillon ciklin e ri të kurseve për Licencën UEFA B për trajnerë

- Advertisement -

Federata e Futbollit e Kosovës ka filluar ciklin e ri të kurseve për Licencën UEFA B për trajnerë.

Kursi për Licencën UEFA B ofron një trajnim të specializuar për trajnerët, në teknikat dhe strategjitë e futbollit, duke përfshirë analizën e lojës, menaxhimin e ekipit dhe zhvillimin e lojtarëve.

Në kursin e tetë me radhë për Licencën B po marrin pjesë 19 trajnerë dhe 1 trajnere, derisa për shkak të numrit të madh të aplikuesve, grupi i dytë do të fillojë kursin në muajin maj.

Në këtë kurs po ligjërojnë Sanije Krasniqi, Elon Berisha, Fitim Shabani, Alban Bellopoja, Faton Tishukaj dhe Visar Kastrati.

Departamenti i Federatës së Futbollit të Kosovës së shpejti do të fillojë edhe kursin e Licencës UEFA A, që është një hap tjetër i rëndësishëm drejt zhvillimit të futbollit në Kosovë, duke ofruar mundësi për trajnime dhe zhvillim profesional për trajnerët vendorë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit