Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe presidenti Agim Ademi kanë uruar KFV KEK-u për titullin e kampionit në Ligën e Veteranëve!
“Veteranët e KEK-ut treguan edhe njëherë se përkushtimi, pasioni dhe përvoja janë vlera të përhershme në futboll. Kjo fitore është një dëshmi e krenarisë dhe identitetit që këta sportistë bartin me vete, si dhe një motivim për gjeneratat e reja. Mirënjohje të veçantë edhe për KFV Mitrovica për një sezon të shkëlqyer dhe për një finale dinjitoze, si dhe për të gjitha klubet pjesëmarrëse në kampionat, të cilat kontribuuan për një edicion të suksesshëm”, është thënë në urimin e FFK-së.
Urimi i plotë:
Urime KFV KEK-u titulli i kampionit në Ligën e Veteranëve! 🏆👏
Përgëzojmë nga zemra ekipin e veteranëve të KEK-ut për titullin kampion në Ligën e Veteranëve, pas një finaleje interesante ku mposhtën KFV Mitrovicën, me rezultat 2:0.
Veteranët e KEK-ut treguan edhe njëherë se përkushtimi, pasioni dhe përvoja janë vlera të përhershme në futboll. Kjo fitore është një dëshmi e krenarisë dhe identitetit që këta sportistë bartin me vete, si dhe një motivim për gjeneratat e reja.
Mirënjohje të veçantë edhe për KFV Mitrovica për një sezon të shkëlqyer dhe për një finale dinjitoze, si dhe për të gjitha klubet pjesëmarrëse në kampionat, të cilat kontribuuan për një edicion të suksesshëm.
Ky brez futbollistësh kanë dhënë gjithçka për futbollin tonë, madje edhe në rrethana tejet të vështira, duke mbajtur gjallë shpresën dhe rrugën drejt objektivit madhor për t’u bashkuar në familjen e madhe botërore, andaj meritojnë respekt.