16.2 C
New York
Thursday, May 30, 2024

Buy now

Festojnë të 2 ditëlindjen, Arbana publikon momentet më të ëmbla me Eduartin (VIDEO)

- Advertisement -

Prezantuesja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen e 41-të. Në po të njëjtën ditë përvjetorin e lindjes e feston edhe partneri i saj, Eduart Grishaj, i cili ka mbushur plot 35 vite. Kjo do të thotë se regjisori shqiptar është gjashtë vjet më i vogël se ylli i Top Channel.

Ata janë së bashku prej disa vitesh dhe tashmë kanë edhe dy fëmijë, djalin Diell dhe vajzën Zoi. Ka qenë Arbana ndërkohë që ka uruar partnerin për ditëlindje në një postim të shpërndarë në Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen për shpirtin tim binjak, i cili është edhe shoku im më i mirë, një baba i kujdesshëm, një partner besnik, një regjisor i talentuar dhe një këngëtar, balerin dhe futbollist i madh:)  Çfarë bekimi je; Jam shumë me fat që ndaj ditëlindjet tona dhe këtë udhëtim të madh të quajtur jetë, me ju. Të dua”, shkruan ajo në videon e postuar me momentet e tyre më të bukura në udhëtime, si çift.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit