- Advertisement -
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kremtimit të Ditës së Forcës, në ceremoninë që do të mbahet më 27 nëntor.
Nga kjo ministri ftohen të gjithë qytetarët se nga ora 10.00, mund të vizitojnë kazermat e FSK-së në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin.
Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00, do të jenë të pranishëm udhëheqësit më të lartë shtetërorë.
Në këtë ditë të shënuar, forcat ushtarake të FSK-së do të demonstrojnë aftësitë e jashtëzakonshme edhe me aktivitete tjera.
“Të nderuar qytetarë, ejani të festojmë së bashku Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovë”, thuhet në njoftim/ftesë nga FSK-ja.