Skuadra e Feronikelit ’74 ka shënuar fitore në javën e 15-të në Superligën e Kosovës me rezultatin 3:1 ndaj Suharekës.
Qysh në pjesën e parë, skuadra vendase u tregua më e mirë, ku me sulmuesin Hasan Hyseni shënoi për shifrat 1:0, shkruan Indeksonline
Në të dytën pjesë, “Nikli” u tregua edhe më e fortë – ku shënoi dy gola. Fillimisht Janku dhe më pas një autogol nga lojtari i Suharekës.
Kurse golin e vetëm për ekipin e Qendrim Kidës e shënoi Maliqi.
Kjo ishte fitorja e parë e Feronikelit ’74 gjatë këtij sezoni në Superligë. Tani shkon në kuotën e 6 pikëve në pozitën e fundit në tabelë.
Kurse Suhareka mbetët pa fitore që një kohë të gjatë, kurse në 15 ndeshje ka grumbulluar 19 pikë./Indeksonline/