Fermerët Kosovarë të Qumështit protestojnë nesër para Ministrisë së Bujqësisë me cisterna

- Advertisement -

Pas veprimeve të fundit të Ministrisë së Bujqësisë që çuan në mbylljen e përkohshme të qumshtores ‘Vita’, në një takim të mbajtur me anëtarësinë e Fermerëve Kosovarë të Qumshtit më 5 korrik 2026, është vendosur unanimisht që t’u bëhet thirrje të gjithë fermerëve që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për datën 6 korrik 2026, në orën 13:00, pranë ministrisë.

Në një njoftim në Facebook, protesta konsiderohet e pashmangshme për shkak të situatës së krijuar me mosgrumbullimin e qumështit të freskët nga fermat vendore.

Tutje në postim tregohen edhe tri kërkesat kryesore të qumështarëve.

“Kërkesat janë: Rifillim i menjëhershëm i grumbullimit, Publikimi urgjent i rezultateve në mënyrë që të hiqet dyshimi mbi produktet vendore; Kthimi i çmimit të mëparshëm për të shpëtuar fermat nga falimentimi”, thuhet në postim.

Kerkesat jane:
– Rifillim i menjehershem i grumbullimit,
-Publikimi urgjent i rezultateve ne menyre qe te hiqet dyshimi mbi produktet vendore.
-Kthimi i cmimit te meparshem per te shpetuar fermat nga falimentimi.
Pjesemarrja do te jete me mjete bujqesore dhe cisterna qumeshti, lusim qytetaret jane te lire te marin bidona per furnizim me qumesht pa pagese.

Të ngjashme

Të fundit