2.9 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Ferizaj ende në terr, reagon nënkryetari Aliu: Rizvanolli premtoi funksionalizimin e trafostacionit të ri më 15 janar por nuk ndodhi

- Advertisement -

Qyteti i Ferizajt ende po përballet me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, problem ky që filloi gjithandej në vend gjatë dhjetorit.

Lulzim Aliu, nënkryetar i Komunës së Ferizajt ka kujtuar premtimin e parealizuar të ministres Artane Rizvanolli, për funksionalizimin e trafostacionit të ri.

“Ministrja Rizvanolli premtoi që me 15 janar do të lëshohet në punë trafostacioni i ri por kjo nuk ndodhi. Nuk do të ndodh as nesër as deri në fund të janarit”, ka shkruar Aliu.

Aliu ka shtuar se në anën tjetër Qeveria ka bllokuar në mënyrë të rreptë investimet private të energjisë elektrike.

“Vetëm në Ferizaj, në vitin e fundit, ka pasë kërkesa për investime për rreth 250 MWh por kjo ishte e pamundur të ndodhte. Ndërkohë Kosova blenë energji me çmime shumë më të larta se sa çmimi që ka KEK-u. Kujt i shkon përshtati kjo gjendje, një zot e di ”, ka shkruar Aliu.

VIDEO e ministres Rizvanolli që paralajmëroi lëshimin e nënstacionit, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit