Ferati: Qysh s’është Vjosa LDK? Nuk del prej LDK-së

- Advertisement -

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka folur edhe për raportin e LDK-së me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë intervistës në “Politiko”.

I pyetur nëse Osmani mund të konsiderohet pjesë e LDK-së, Ferati rikujtoi se kandidatura e saj për presidente në zgjedhjet e 7 qershorit  ishte miratuar nga organet më të larta vendimmarrëse të partisë.

“Ka qenë votë e Këshillit të Përgjithshëm, organ vendimmarrës, vota e të cilit u respektu”, tha Ferati.

Ai më pas dha një përgjigje që la të kuptohet se Osmani mbetet e lidhur politikisht me LDK-në, duke shtuar: “Po qysh s’o Vjosa LDK more? Pyetje me përgjigje të nënkuptueshme kjo”, deklaroi Ferati.

Të ngjashme

Të fundit