Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka shprehur rezervat e tij ndaj reagimeve të fundit brenda LDK-së, ku disa degë kanë dalë publikisht me kërkesa për ndryshime në parti.
Në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Ferati tha se përgjegjësia në LDK nuk i takon vetëm një personi, por shpërndahet në të gjitha nivelet e strukturës së partisë, duke nisur nga degët dhe kryetarët e komunave.
Ai kritikoi publikimin e mospajtimeve të brendshme, duke vlerësuar se veprime të tilla nuk i shërbejnë partisë në kohën kur vendi po përballet me sfida politike.
“Çka po çuditem është pse kjo ngutje. Kujt po i qohet ujë në mulli me këto sjellje? A i konvenon LDK-së kjo situatë në gjendjen në të cilën ndodhet Kosova? Jo aspak”, deklaroi Ferati.






