Me vendimin e MINT-it nuk po pajtohen as kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi e Tregti, Ferat Shala.
Shala thotë për Front Online se Qeveria po bënë lojëra populliste me këso vendime.
Ai tha se ky vendim i MINT-it është anti-ligjor.
“Qeveria përmes MINT-it po bënë lojëra populliste në sezonin e verës, duke nxjerrë vendime antiligjore dhe antiKushtetuese, sepse ky vendim bie ndesh me parimet e ekonomisë dhe tregut të lirë se sipas legjislacionit këto vendime vetëm në raste të jashtëzakonshme është dashur të merren”, theksoi Shala.
Deputeti i PDK-së vlerëson se pushteti aktual për sigurimin e votave nga mërgimtarët po i sanksionon bizneset.
“Qeveria po ndërhyn në treg se mërgata është këtu dhe po tenton të çojë mesazh se ne jemi me juve dhe po i sanksionojmë bizneset për hatër të votave”, përfundoi Shala.