Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj, ka vazhduar kritikat ndaj ndërkombëtare.
Duke i komentuar këshillat e tyre për Kosovën rreth situatës në veri, ai ka thënë se ato janë muzikë për veshin e çdo krimineli.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se aleatët nuk i tregojnë Kosovës se si mund të zbatohet ligji pa i zemëruar shkelësit ligjit.
“Një këshillë e miqëve ndërkombëtar: “Mos zbatoni ligjin sepse krijoni tensionim të situatës me shkelësit e ligjit!” Muzikë për veshin e çdo krimineli, kudo. Mirëpo, asnjë aleat nuk na tregon si mund të zbatohet ligji pa i zemëruar dhunuesit e ligjit. Nuk na tregojnë as ndonjë vend ku, dhe as ndonjë epokë kur ka ndodhë kjo magji. Me dijen klasike, dhe madje me përkufizim, ligji dhe krimineli janë gjithnjë më marrëdhënie të tendosur, të tensionuar, pole të kundërt, përjashtuese: sundon ose ligji ose krimi. Mundemi vetëm me zgjedh anë.”, ka shkruar Feraj.