6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Fenerbahçe nuk heq dorë nga Muriqi

- Advertisement -

Vedat Muriqi po shfaq formë të mirë në Spanjë, por prapë se prapë, Mallorca ka vendosur të mos e blejë kartonin e sulmuesit kosovar.

28 vjeçari ishte huazuar në klubin spanjoll nga Lazio në janar për gjashtë muaj, deri në fund të këtij sezoni.

Dhe, gjatë verës që vjen, përfaqësuesi kosovar do të rikthehet në Itali,

Por, as Lazio s’e ka ndërmend ta mbajë më ish-futbollistin e Rizesporit, i cili për një vit e gjysmë i ka realizuar vetëm dy gola në fanellën “Biancocelesti”.

E në ndërkohë, mediat turke insistojnë se Fenerbahçe po vazhdon ta ndjekë ish-futbollistin e saj.

Klubi nga Stambolli po i shikon të gjitha mundësitë që ta blejë apo huazojë Muriqin për edicionin 2022/23.

Për këtë siguron mediumi turk “Fotospor”,

Mallorca e ka mundësinë e blerjes së kartonit të lojtarit për 13 milionë euro, por nuk do ta shfrytëzojë atë.

Muriqi po mundohet ta ndihmojë ekipin ishullor të shpëtojë pa rënë nga liga, edhe pse është mjaft i rrezikuar.

Ndërkaq, Fenerbahçe, e cila e kishte shitur Muriqin për 20 milionë euro në Lazio, pretendon ta riblejë atë për 10 milionë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit