Fenerbahçe i qet në shitje dy fanellat e nënshkruara nga Vedat Muriqi

- Advertisement -

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka nisur aventurën e tij të re te Fenerbahçe pas transferimit nga RCD Mallorca gjatë afatit kalimtar të verës.

Menjëherë pas prezantimit zyrtar të sulmuesit kosovar, klubi turk ka vendosur në ankand dy fanellat që Muriqi i nënshkroi gjatë ceremonisë së prezantimit. Interesimi i tifozëve duket të jetë i madh, pasi ofertat për fanellat kanë nisur të rriten.

Sipas njoftimit të Fenerbahçes, dy fanellat me autografin e Muriqit janë nxjerrë në shitje përmes ankandit, ndërsa oferta më e lartë e regjistruar deri më tani ka arritur në 191 euro.

Mbetet të shihet se deri ku do të shkojë vlera e fanellave, teksa tifozët e skuadrës turke vazhdojnë të garojnë për të siguruar një kujtim të veçantë nga rikthimi i bomberit kosovar në Stamboll.

Linkun mund ta gjeni KËTU.

Të ngjashme

Të fundit