23.2 C
New York
Tuesday, May 28, 2024

Buy now

Femrave u pengon seksualiteti i damave të tjera

- Advertisement -

Femrat kanë prirje drejt pengimit agresiv të seksualitetit të damave të tjera. Emri klinik i sjelljes së këtillë është agresioni indirekt, gjatë të cilit përpiqen që të mos kapen në reagimet e tyre.

Ky është konstatim i studimit të bërë në Universitetin McMaster (Ontario), në të cilin kanë marrë pjesë 86 dama.

Në grupin e parë kanë qenë mike shumëvjeçare, ndërsa në grupin e dytë femra që nuk e kanë njohur njëra-tjetrën. U është thënë që fjala është për studimin mbi miqësinë femërore.

Në lokalin te gjysma e të anketuarave ka hyrë një vajzë biondinë shtatgjatë me flokë gërshet, me fanellë të zakonshme të bardhë dhe me pantallona të zakonshme, e cila është quajtur bashkëpunëtore konservatore.

Grupin e dytë e ka vizituar e ashtuquajtura bashkëpunëtore seksi, e njëjta femër, por e veshur me dekolte të thellë, me fund të shkurtër të zi, me flokë të lëshuara.

Profesoresha e psikologjisë Tracy Vaillancourt ka vëzhguar reagimet e femrave, rrotullimin e syve, matjen, buzëqeshjen sarkastike.

Dama me gërshet nuk ka marrë asnjë shikim apo koment dashakeq, ndërsa po kjo vajzë me mini-fund ka kaluar sikur të kishe ecur zbathur nëpër ferra.

Njëra nga të anketuarat mikes së vet i ka thënë që duket sikur të jetë veshur për seks me profesoreshën.

Tjetra ka theksuar që duhet t’i vijë turp për shkak të veshjes dhe me siguri është njëra ndër “personat e lirë dhe të kotë”.

Shumica syresh janë tmerruar dhe, edhe njëra edhe tjetra, kanë përkrahur qëndrimin që ato ashtu kurrë nuk do të dilnin në rrugë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit