8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Femrat janë më të bukura në të tridhjetat, ndërsa meshkujt duken më tërheqës me 34 vjet

- Advertisement -

Njerëzit më së miri duken në të tridhjetat, ka treguar studimi i ri, në të cilin theksohet që femrat janë më të bukura me 30 vjet, ndërsa meshkujt me 34.

Studimi, në të cilin kanë marrë pjesë 2000 njerëz, ka treguar që femrat kulmin e bukurisë e arrijnë në moshën 30-vjeçare, shenjat e plakjes bëhen të dukshme me 41 vjet, ndalen së qeni seksi në moshën 53-vjeçare, ndërsa bëhen të vjetra me 55 vjet.

Meshkujt më së miri duken në moshën 34-vjeçare, ndërsa shenjat që plaken shfaqen në moshën 43- vjeçare. Në moshën 58-vjeçare nuk duken më bukur, ndërsa në moshën 59 tashmë janë të vjetër.

“Në të kaluarën është konsideruar që njerëzit më të bukur janë në të njëzetat e vonshme. Por, në kohën e sotme çdo gjë ka të bëjë me parandalimin e plakjes dhe ruajtjen e bukurisë sa më gjatë. Çdo ditë shohim persona të famshëm që kanë më shumë se 50 vjet dhe duken jashtëzakonisht mirë”, ka thënë Jillian Mackenzie, nga revista “Allure”, e cila ka kryer hulumtimin.

Po ashtu, hulumtimi ka treguar që njerëzit preparatet kundër plakjes fillojnë t’i përdorin me 37 vjet, ndërsa shumë përcaktohen edhe për operacione plastike dhe botoks.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit