2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Femra, kjo ngjyrë i “tranon” meshkujt

- Advertisement -

Studimet shkencore vërtetojnë atë që kemi kohë që e mendojmë: meshkujt tërbohen nga ngjyra e kuqe. Jo më kot thonë: “E kuqja tërbon dhe demin”!

Një studim anglez thotë meshkujt tërhiqen më shumë nga një femër të veshur me të kuqe, ose me buzë të kuqe.

Ngjyra e kuqe ka frekuencën më të vogël dhe rrjedhimisht gjatësinë e valës më të madhe, është ngjyra e parë që dallohet nga fëmijët. Emri i ngjyrës së kuqe ‘rubens’ vjen nga latinishtja dhe kuptimi ishte: me ngjyrë, i ngjyrosur.

Është ngjyra e dashurisë, pasionit, gjakut, obsesionit, i jetës por është dhe ngjyra e vdekjes, e agresivitetit, rrezikut dhe dhunës.

Mendojmë ngjyrën e kuqe dhe e lidhim trëndafilat e kuq, me dashurinë dhe pasionin. Por e kuqja është dhe simboli luftës. Planeti Mars në greqinë e lashtë ishte simboli i luftës, dhe Marsi quhet ndryshe ‘planeti i kuq’.

E kuqja është ngjyra që ka më shumë kuptime nga të gjitha, ndoshta ndaj dhe është tërheqëse sepse është kontradiktore, është ngjyra e zjarrit dhe e të ndaluarës ndaj i tërbon dhe meshkujt.

Pas gjithë këtyre informacioneve, qëndron fakti që atyre u pëlqejnë nuancat e të kuqes ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veç se ta provojmë.

Zgjidhni të kuqen e duhur për të takuar mashkullin tuaj!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit