Një fëmijë është raportuar se ka pësuar lëndime trupore në një çerdhe në Lipjan. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka intervistuar një edukatore të kopshtit.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se rasti është iniciuar të martën rreth orës 15:00 dhe po trajtohet në procedurë të rregullt, në koordinim me prokurorin e shtetit.
Të dyja palët, ankuesja dhe e dyshuara, janë intervistuar nga autoritetet.
“Dje rreth orës 15:00 në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor. Ankuesja dhe e dyshuara janë intervistuar”. “Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt përkitazi me udhëzimet e prokurorit të shtetit”, tha ajo