6.7 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Fejza: Nuk e shoh të sinqertë kërkesën e opozitës për zgjedhje sepse e dinë rezultatin

- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Parlamentin e Kosovës, Arjeta Fejza, tha se nuk e sheh si të sinqertë kërkesën e opozitës për ta quar vendin në zgjedhje të parakohshme, raporton teve1.info

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Fejza tha se duke e hequr fokusin nga zgjedhjet, opozita po e diskuton mënyrën e shkuarjes në zgjedhje.

“Për bindjen time, prej fillimit, kjo ka qenë karta e vetme që e ka pasur opozita. Pra ata kanë thënë duam të shkojmë në zgjedhje kurse tani që edhe ne si subjekt që jemi mazhorancë në Kuvendin e Republikës së Kosovës kemi shprehur gatishmërinë tonë për shpërbërjen e Kuvendit, ata si duket e kanë kthyer ballafaqimin në vetvete. Duke e hequr fokusin tek tema kryesore që janë zgjedhjet, mirëpo duke e kthyer fokusin te një teme dytësore që është si do të shkojmë në zgjedhje. Po të donin vërtetë zgjedhje ata dhe po të shqetësoheshin ashtu siç po pretendojnë se çdo gjë po shkon keq, se çdo gjë është zi, se nuk po kemi avancim e progres, unë besoj që pak do të shqetësoheshin për mënyrën se si do të shkojmë në zgjedhje. Ata do të votonin shpërbërjen e Kuvendit dhe ne do të shkonim në zgjedhje”, ka deklaruar Fejza.

Ajo madje tha se hezitimi i opozitës për të quar vendin në zgjedhje është fakti se ata e dinë rezultatin e tyre.

Fejza, tha se një ndër faktorët që sipas saj tregon se VV do të triumfoj sërish, është edhe pëlqyeshmëria ndaj Albin Kurtit e cila doli sipas një raporti ditë më parë.

“Unë nuk e shoh si të sinqertë kërkesën e opozitës për zgjedhje, e kam thënë edhe disa herë. Konsideroj që kjo është më shumë për ta mbajt njëfarë narracioni në publik duke thënë se duam të shkojmë në zgjedhje, duam të shkojmë në zgjedhje dhe arsyeja pse unë mendoj që ata nuk i donë zgjedhjet është pikërisht për faktin që e dinë epilogun e zgjedhjeve. Ata e dinë se nëse mbahen zgjedhjet cili do të jetë rezultati. E dimë të gjithë, ju e dini që para disa ditësh e patëm një majte për përqyeshmërinë ndaj liderëve dhe pëlqyeshmëria ndaj Albin Kurtit ishte mbi 60 për qind”, u shpreh fejza.

E pyetur nëse Qeveria po i përkrah zgjedhjet e parakohshme për mos ta dërguar Asociacionin në Kushtetuese, Fejza tha se kjo Qeveri i ka dal zot të gjitha obligimeve që i ka pasur, andaj e mohoi një gjë të tillë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit