28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Fejohet djali i Bekim Jasharit – mban emrin e vëllait të tij dëshmor

- Advertisement -

Është fejuar djali i ish-kryetarit të Skenderajt, Bekim Jasharit, Besimi.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Facebook, duke publikuar disa fotografi nga ceremonia e tyre.

Jashari tregon ndër tjerash se djali i tij mban emrin e vëllai të tij dëshmor.

Foto: Screenshot/Facebook

Postimi i plotë i Bekim Jasharit (pa ndërhyrje):

“Të dashur miq,

Djali ynë, Besimi, i cili mbanë me krenari emrin e vëllaut tim dëshmor, na mbushi zemrat me gëzim të madh të gjithë familjes sonë.

Ai mbrëmë kurorëzoi fejesën me Monikën, në prani të mixhes Rifat dhe anëtarëve tjerë të familjes, si dëshmitarë të dashurisë së tyre të përjetshme.

Urojmë që dashuria, lumturia dhe harmonia të jenë gjithmonë pjesë e jetës së Besimit dhe Monikës.

Në emrin tim personal dhe të familjes sonë falënderojmë të gjithë ata që na uruan për fejesën e Besit dhe Monikës.

Urime Besi & Monika”. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit