Federata ka një paralajmërim për tifozët e Kosovës, para ndeshjes me Izraelin

- Advertisement -

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ndeshjen Kosovë – Izrael, se do të ndalohet futja dhe përdorimi i disa gjësendeve.

Njoftimi i plotë:

🇽🇰 NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR TIFOZËT!

Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ndeshjen Kosovë – Izrael, se për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes, ndalohet futja dhe përdorimi i gjësendeve të mëposhtme:

🚫 Armë të çdo lloji dhe mjete të mprehta;

🚫 Mjete piroteknike, fishekzjarre, flakadanë dhe mjete eksplozive;

🚫 Pije alkoolike;

🚫 Rreze lazer dhe dronëve;

🚫 Pajisje të zërimit pa autorizim;

🚫 Banderola me përmbajtje politike, raciste apo diskriminuese;

🚫 Çadrat

🚫 Çdo send tjetër që mund të rrezikojë sigurinë e pjesëmarrësve.

🪪 DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR HYRJE NË STADIUM

Të gjithë tifozët duhet të kenë me vete dokument të vlefshëm identifikimi, i cili do të kërkohet gjatë hyrjes në stadium.

⏰ ARRITJA ME KOHË NË STADIUM

Ju lutemi ta planifikoni ardhjen tuaj sa më herët, pasi, si zakonisht, çdo person do t’i nënshtrohet kontrollit të sigurisë në hyrje. Kjo procedurë është e detyrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

🚗 NJOFTIM PËR PARKIM

Ju njoftojmë se “Prishtina Parking” nuk do të jetë në funksion për këtë ndeshje. Prandaj, ju inkurajojmë të planifikoni paraprakisht parkimin e automjeteve tuaja në zona më të largëta nga stadiumi, për të shmangur trafikun dhe vonesat e mundshme.

🇽🇰 Të gjithë së bashku, me disiplinë, respekt dhe përkrahje të zjarrtë për Dardanët!

💙💛 Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

Të ngjashme

Të fundit