28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Federata e Xhudos i del në mbrojtje Akil Gjakovës: Besojmë në pafajësinë e tij

- Advertisement -

Gruaja e ka denoncuar xhudistin për dhunë në familje, e deri më tani Gjakova ndodhet në arrati pasi s’është dorëzuar në Polici.

Federata e Xhudos më në fund ka reaguar për këtë situatë, duke e mbrojtur Gjakovën dhe njoftuar se sapo ky i fundit do të rikthehet në Kosovë, do të dorëzohet në Polici.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“Federata e Xhudos e Kosovës dënon fuqishëm çdo formë dhune dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet e fundit në vendin tonë.

Ne e kemi për prioritet të mbrojmë dhe të promovojmë barazinë gjinore, e cila është e vërtetuar me arritjet kulminante dhe përkrahjen e shkëlqyeshme të sportisteve tona.

Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë.

Akili momentalisht ndodhet jashtë territorit të Kosovës, dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit