8.1 C
New York
Tuesday, December 10, 2024

Buy now

Federata e Taekwondos dënon goditjen e trajnerit Fetiu ndaj vajzës së tij

- Advertisement -

Emri i Valmir Fetiut ka nxitur reagime të mëdha ditëve të fundit.

Trajneri kosovar, është suspenduar për 6 muaj për shkak që goditi vajzën e tij pas humbjes nga serbja Nina Saviq, në Kampionatin Evropian që u zhvillua në Tiranë.

Për këtë ka reaguar edhe Federata e Taekwondos së Kosovës ku dënoi ashpër veprimin e Fetiut.

Gjatë garës finale të Valina Fetiut kundër përfaqësueses serbe Nina Saviç, ndodhi një incident që përfshiu atë dhe trajnerin e saj, i cili është njëkohësisht edhe babai i Valinës. Federata e Taekwondo-së së Kosovës, në bashkëpunim të plotë me Federatën Evropiane të Taekwondo-së, organizatoren e këtij kampionati, mori masa të menjëhershme për të adresuar incidentin dhe në koordinim të plotë në bazë të statutit dhe rregullores së etikës dhe disiplinës, vendosi pezullimin e trajnerit për një periudhë gjashtëmujore në të gjitha aktivitetet e zyrtare nga Taekwondo-ja Evropiane dhe ajo Botërore” thuhet mes të tjerash në reagim të Federatës.

Ky është reagimi i plotë:

Me datë 7-10 nëntor 2024, Federata e Taekwondo-së e Kosovës mori pjesë në Kampionatin Evropian për Kadetë dhe Fëmijë të mbajtur në Tiranë, Shqipëri. Ekipi i Kosovës u përfaqësua nga 12 sportistë të rinj që shfaqën përkushtim, disiplinë dhe aftësi të shkëlqyera në një event evropian kaq të rëndësishëm.

Një nga përfaqësueset e ekipit të Kosovës ishte edhe sportistja Valina Fetiu e cila arriti të shpallet nënkampione në kategorinë e saj.

Gjatë garës finale të Valina Fetiut kundër përfaqësueses serbe Nina Saviç, ndodhi një incident që përfshiu atë dhe trajnerin e saj, i cili është njëkohësisht edhe babai i Valinës. Federata e Taekwondo-së së Kosovës, në bashkëpunim të plotë me Federatën Evropiane të Taekwondo-së, organizatoren e këtij kampionati, mori masa të menjëhershme për të adresuar incidentin dhe në koordinim të plotë në bazë të statutit dhe rregullores së etikës dhe disiplinës, vendosi pezullimin e trajnerit për një periudhë gjashtëmujore në të gjitha aktivitetet e zyrtare nga Taekwondo-ja Evropiane dhe ajo Botërore.

Duke punuar dhe shpresuar që raste si ky, dhe raste tjera të ngjashme të mos përsëriten më, FTWK dënon ashpër veprime të tilla dhe zotohet se gjithmonë do të marrë masa ndaj këtyre dukurive.

Ndërsa garuesen Valina Fetiu dhe të gjithë sportistët tanë Federata do ti mbështesë në të gjitha garat dhe proceset sportive në vijim, dhe jemi të bindur që do sjellin shumë suksese dhe medalje për shtetin tonë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit