FC Prishtina e nis “revolucionin” e paralajmëruar, e prezanton Malsor Gjonbalajn

- Advertisement -

FC Prishtina ka njoftuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me Malsor Gjonbalajn, i cili do t’i bashkohet klubit në rolin e udhëheqësit të Këshillit Profesional.

Klubi bardhekaltër e ka cilësuar këtë emërim si një hap të rëndësishëm në vazhdën e përpjekjeve për të forcuar strukturat profesionale dhe për të ndërtuar një vizion afatgjatë zhvillimor.

Përveç angazhimit të tij në fushën akademike, Gjonbalaj ka dhënë ndër vite një kontribut të çmuar në futbollin kosovar.

Kualifikimet dhe përvoja e tij në aspektin akademik, shkencor dhe profesional e bëjnë atë një nga figurat më të respektuara në vend, ndërsa angazhimi i tij shihet si dëshmi e ambicieve të FC Prishtinës për të afruar personalitetet më eminente në strukturat e klubit.

Të ngjashme

Të fundit