Emocionon djali i legjendës Fadil Vokrri, e kujton babain me fotografi të përbashkëta
Sot bëhen gjashtë vjet nga vdekja e legjendës së futbollit dhe ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit.
Fadil Vokrri ndërroi jetë në mënyrë tragjike më 9 qershor të vitit 2018, pas një sulmi në zemër. U nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, por vlerësohet se në kohën sa ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vënë themelet e forta të futbollit kosovar.
Ish-klubi i tij, FC Prishtina e ka kujtuar legjendën e futbollit.
“6 vite pa më të madhin e klubit”, shkruhej në postim