30.2 C
New York
Sunday, July 7, 2024

Buy now

FC Prishtina 01 në pozitën e 18-të në renditjen evropiane, për herë të parë në “Path A” për Ligën e Kampionëve të futsallit

- Advertisement -

Kampioni ynë në futsall, FC Prishtina 01 ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare. Pas paraqitjeve të shkëlqyera në edicionin e kaluar në garat evropiane, skuadra nga kryeqyteti radhitet tashmë në pozitën e 18-të në renditjen evropiane të futsallit, me koeficientin 7583. Ky rezultat historik për klubet kosovare të futsallit është një dëshmi e përkushtimit dhe punës së shkëqyeshme që është bërë viteve të fundit.

Ky sukses ka bërë që FC Prishtina 01 të jetë pjesë e “Path A” për shortin e edicionit të ri të Ligës së Kampionëve, i cili do të tërhiqet më 4 korrik në selinë e UEFA-së në Nion. E ky pozicionim do t’i japë mundësinë klubit kosovar që të përfshihet në njërin prej katër grupeve të fazës “Main Round”, e ku tri skuadrat e para në secilin grup do të kalojnë në “Elite Round”. Për më tepër, Prishtina 01 do të ketë nderin dhe privilegjin të jetë edhe mikpritëse e ndeshjeve të grupit të saj.

Në këtë fazë, FC Prishtina 01 do të përballet me njërën prej këtyre top-klubeve: Sporting Lisbona (Portugali), Sporting de Braga (Portugali) ose Cartagena Castila (Spanjë).

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit