FC Malisheva sonte për historinë!

- Advertisement -

FC Malisheva përgatitet për një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e klubit. 🟡🟢

Trajneri Thomas Brdaric ka një detyrë të vështirë sonte, të mbrojë epërsinë e madhe 2:0 ndaj ekipit të njohur skocez Hibernian FC. 💪

🏆 Ndeshja e kthimit e raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League zhvillohet sonte nga ora 21:00 në Skoci. ⏰

🏟️ Në stadium priten rreth 14 mijë tifozë, një atmosferë e zjarrtë që do të jetë presion për Malishevën, por edhe motiv shtesë për ekipin kosovar.

Brdaric:“E merituam fitoren 2:0 javën e kaluar, por e dimë që sonte do të jetë një ndeshje krejtësisht tjetër. Ka atmosferë tjetër dhe presion tjetër, por ne jemi të përgatitur.”

Malisheva kërkon të shkruajë historinë dhe të vazhdojë ëndrrën evropiane.

Të ngjashme

Të fundit