FC Malisheva nis një tjetër kapitull historik

- Advertisement -

UEFA Conference League – Raundi i Dytë Kualifikues

Sot, FC Malisheva nis një tjetër kapitull historik në arenën evropiane, teksa përballet me skuadrën skoceze Hibernian në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League.🔥

Takimi zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 16:30, pasi Malisheva po i luan ndeshjet evropiane si vendase jashtë stadiumit të saj. 🏟️

Pas eliminimit bindës të Vllaznisë në raundin e parë, Malisheva synon të vazhdojë ëndrrën evropiane përballë një kundërshtari me përvojë si Hibernian. 💙

Le të shpresojmë për një tjetër mbrëmje të madhe evropiane për futbollin kosovar 💪

Të ngjashme

Të fundit