4.6 C
New York
Tuesday, December 5, 2023

Buy now

Favre vizitë në Kosovë, lavdëron punën e bërë nga FFK-ja

Zëvendësdrejtori i Federatave anëtare të UEFA-s, Thierry Favre, nga dita e hënë po qëndron për vizitë në Prishtinë.

Ai ka ardhur për vizitë në Federatën e Futbollit të Kosovës, me ç’rast është pritur nga presidenti Agim Ademi, u.d./sekretari i përgjithshëm Marcus Weidner dhe drejtues departamentesh në FFK. Gjatë vizitës së tij në shtëpinë e futbollit në Kosovë si dhe në Kampin Nacional në Hajvali, Favre shprehu kënaqësinë e tij për zhvillimin e futbollit këtu, siç janë infrastruktura, edukimi, organizimi i garave, referimi e sidomos pati lëvdata për ecurinë e futbollit të femrave.

Jam i lumtur që më në fund u ktheva në Kosovë pas tri vjetësh. Më intereson edhe më shumë të kthehem këtu pasi të finalizohet projekti në Kampin Nacional në Hajvali. Gjithmonë kam besuar se është thelbësore për zhvillimin e futbollit në këtë vend të kesh kushte të mira për të stërvitur”, ka shtuar Favre.

Më tutje zëvendësdrejtori i federatave anëtare të UEFA-së tha se duhet pasur durim dhe jo eufori për rezultat në ekipet përfaqësuese, derisa shprehu bindjen e tij se shumë shpejt Kosova do të jetë në njërin nga ngjarjet e mëdha dhe në çastin kur kjo të ndodhë atëherë do të vazhdojë të kualifikohet edhe shumë herë të tjera.

Ndërkaq, presidenti Ademi u shpreh i lumtur për vizitën e Thierry Favre, për vlerësimin dhe inkurajimin e tij për futbollin e Kosovës.

Kujtojmë që Favre është ndër zyrtarët e parë të UEFA-s i cili, pas pranimit të Kosovës në dy institucionet e futbollit, UEFA e FIFA, ka vizituar Kosovën dhe ka udhëhequr projektet e FFK-së për infrastrukturë dhe zhvillim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit