Faton Peci konfirmohet si shpifës

- Advertisement -

Në Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se Gjykata ka aprovuar padinë e tij dhe e ka detyruar Pecin që ta kompensojë dëmin jomaterial, të cilin ai thotë se ia kanë shkaktuar deklaratat e bëra ndaj tij në rrjete sociale dhe në disa emisione televizive gjatë nëntorit të vitit 2024.

“Për mua, ky rast nuk ka qenë dhe nuk është çështje parash. Është çështje e së vërtetës, dinjitetit dhe përgjegjësisë për fjalën publike”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka theksuar se kritika është pjesë e jetës publike dhe, sipas tij, duhet pranuar, por ka bërë dallim mes kritikës dhe shpifjes apo fyerjes.

“Kritika është pjesë e jetës publike dhe duhet pranuar. Por shpifja dhe fyerja janë diçka tjetër. Askush, pavarësisht pozitës apo funksionit që mban, nuk duhet ta konsiderojë hapësirën publike si licencë për të cenuar reputacionin dhe dinjitetin e tjetrit”, ka deklaruar ai.

E vetëm pak orë pasi ndodhi krejt kjo, hakmarrja e Pecit pasoi.

Peci e shkëputi koalicionin me AKR-në në Mitrovicë dhe Gani Rrustemi është liruar nga pozita e drejtorit për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AKR-së në Mitrovicë, Gjergj Beka, i cili ka deklaruar se Peci ka ndërprerë bashkëpunimin me AKR-në.

Gjykata nuk ka njofuar akoma zyrtarisht për këtë rast

Të ngjashme

Të fundit