Kryetari i Fatmir Limaj ka bërë të ditur se në ditën e Bajramit ka vizituar nënën dhe familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, duke e cilësuar këtë vizitë si takim me qëndresën, krenarinë dhe atdhedashurinë, raporton Scanner.
Limaj u shpreh se në sytë e nënës Hyrë shihet malli për djalin e saj që ndodhet në Hagë, por edhe krenaria për sakrificën dhe rrugën e tij për Kosovën.
“Lusim Zotin që festat e ardhshme t’i presim bashkë me bashkëluftëtarët tanë që padrejtësisht gjinden në Hagë”, ka deklaruar ai.
Postimi i plotë:
Në këtë ditë të shenjtë të Bajramit, vizita te nana Hyrë dhe familja e mikut tim Presidentit Hashim Thaçi ishte vizitë te qëndresa, krenaria dhe atdhedashuria.
Në sytë e një nëne që pret djalin e saj nga Haga, shihet malli, por mbi të gjitha krenaria për rrugën dhe sakrificën e tij për Kosovën.
Nana Hyrë qëndron e fortë, ashtu siç kanë qëndru gjithmonë nanat shqiptare, me zemër të madhe dhe besim të palëkundur.
Lusim Zotin që festat e ardhshme t’i presim bashkë me bashkëluftëtarët tanë që padrejtësishtë gjinden në Hagë!






