Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në procesin e votimit, duke theksuar rëndësinë e votës në përcaktimin e së ardhmes së vendit.
Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve në ditën e zgjedhjeve, Limaj ka theksuar se kjo është dita kur dëgjohet zëri i qytetarëve dhe kur vullneti i tyre vendos për të ardhmen e Kosovës.
Ai i ka ftuar votuesit që të dalin në votime me qetësi, dinjitet dhe përgjegjësi, duke përdorur të drejtën e tyre demokratike për të shprehur vullnetin politik.
“Vota juaj ka rëndësi, përdoreni për të ardhmen që dëshironi për veten dhe Kosovën”, ka theksuar Limaj në mesazhin e tij.
Lideri i Nismës Socialdemokrate ka apeluar për një proces të qetë dhe demokratik, duke inkurajuar pjesëmarrjen sa më të madhe të qytetarëve në zgjedhje.






