Kandidati për deputet nga radhët Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 69, Dr.Fatbardh Rexha është takuar me banorët e lagjes “Ilirida” në Mitrovicë nga të cilët ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Qytet pas qyteti, lagje pas lagjie, shtëpi pas shtëpie, si kudo edhe në këtë pjesë të ILIRIDËS mbështetja për kandidatët e listës së Partisë Demokratike të Kosovës është e pakrahasueshme. Faleminderit për mbështetjen! #PDK131
#BedriHamza1 #FatbardhRexha69 #MaMirë”, ka shkruar Rexha në Facebook.