FC Suhareka nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në futboll.
Pas një sezoni fantastik dhe mposhtjes së Drenicës në Skenderaj (1-0), FC Suhareka edhe matematikisht ka siguruar pjesëmarrjen në Superligë duke qenë lider i Ligës së Parë në futboll, raporton Scanner.
Me këtë rast, FC Suhareka ka falënderuar të gjithë për mbështetjen në arritjen e objektivit historik.
Kujtojmë se president i FC Suhareka është afaristi i suksesshëm, Rrustem Aliaj, i cili është më meritori për këtë sukses historik ku brenda nja viti ka arritur që klubin ta inkuadroj në elitën e futbollit kosovar.
Njoftimi i plotë:
🏆𝐂𝐇𝐀𝐌𝐏𝐈𝐎𝐍𝐒🏆
Jemi në Superligën! ✅
Të nderuar qytetar të Suharekës, simpatizues, mbështetës, kryesi, staf, futbollistë edhe zyrtarisht jemi pjesë e superligës të Kosovës. Me fitoren e sotme ndaj Drenicës jemi inkuadruar në elitën e futbollit kosovar.
Premtimet para fillimit të kampionatit dhe synimet e vëna janë mbyllur me sukses, një punë e madhe që nga pronarët dhe kryesia ku me kushtet e ofruara dhe të plotësuar kanë sjellur suksesin. Faleminderit të gjithëve për kontributin e dhënë secili prej nesh bashkë jemi një familje.
Festa e kampionit na pret javën tjetër në Suharekë në ndeshjen ndaj Trepçës.
SUPERLIGË, 🌪️Uragani verdh e zi po vjen ⚠️
Për ty Suharekë! 💛🖤
#malesiareisen #famisco #capitalinvest #etika #edconstruction #bpb #laboil #swisswindows #albfix #bsrgroup #edelweiss #jysk #kfc #sigmapharm #rimida #frigodeluxe #prishtinarentacar #ganitransport