7.8 C
New York
Thursday, October 17, 2024

Buy now

Familja e Faton Hajrizit padit Kurtin dhe dy ministra: Fatoni nuk ishte kriminel!

- Advertisement -

Gent Gjini, avokati i angazhuar nga familja e të ndjerit Faton Hajrizi, sot ka dorëzuar padi ndaj kryeministrit Albin Kurti, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, si dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Padia është në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Me të dorëzuar dokumentet e përgatitura, Gjini deklaroi se arsye e kësaj padie është termi “kriminel”, i përdorur për të përshkruar të ndjerin Faton Hajrizi.

“Kjo padi ka të bëjë me dy ministra, kryeministrin dhe një deputet, të cilët kanë përdorur term ofendues, fyes. Për familjen Hajrizi kjo ka qenë e rëndë. Në mbledhjen e qeverisë supozohet të diskutohen çështje të tjera e jo të emertohen njerëz me epitete fyese, sigurisht që do të kërkohet kompensim për këtë” deklaroi avokati Gjini.

Ai tha se përmes padisë do të kërkojnë nga të apostrofuarit që të tërhiqen ato fjalë dhe të kërkohet falje publike.

Vëllai i Fatonit, Artan Hajrizi tha se një avokat deklaroi në një emision se e di se kush e vrau një pjesëtar të policisë, të cilin e ftoi të flasë me fakte, sepse sipas tij, është dënuar pafajësish.

“Vëllai jem i mbajti 20 vjet burg, e ky thotë e di unë kush e ka vra. Për këtë duhet me jep dikush përgjegjësi… Ai nuk ka qenë kriminel” deklaroi Hajrizi.

Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në Loznicë të Serbisë, pasi u arratis nga burgu i

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit