12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Familja 9-anëtarëshe shpëton pasi u bllokua në det, gomonia pësoi defekt në plazhin e Borshit

- Advertisement -

Një familjeje nëntë anëtarëshe nga Tirana, i është shpëtuar jeta në plazhin e Borshit, pasi gomonia me të cilën po lundronin pësoi defekt në motor.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare shkuan në afërsi të plazhit Krorëz, dhe konstatuan familjen.

“Në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 8 familjarët e tij, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë”, tha Policia e Shtetit.

“Të nëntë shtetasit u transportuan me mjetin e Njësisë Speciale Delta në Portin e Sarandës, në gjendje të mirë shëndetësore”.

Gjithashtu, mjeti i tyre lundrues u transportua nga policia po në këtë port, thuhet tutje në kumtesë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit