Fadil Fazliu ka njoftuar se sot është nisur drejt Hagës, ku nesër, më 17 nëntor, pritet të shpallet verdikti i Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Fazliu ka shprehur pritjen për drejtësi dhe dëshmimin e pafajësisë së tij dhe të gjithë ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ai ka theksuar se, pavarësisht verdiktit, qëndrimi i tij në mbështetje të çlirimtarëve do të mbetet i pandryshuar.
“Sido që të jetë verdikti, qëndrimi im nuk ndryshon: gjithmonë dhe përgjithmonë do të jem në krah të çlirimtarëve!”, ka shkruar Fazliu.
Ai e ka përmbyllur mesazhin me shprehjen: “Me krenari, dinjitet dhe besnikëri ndaj vlerave të luftës çlirimtare. UÇK, dje, sot dhe përgjithmonë!”






