Fabregas mbyll derën për Interin: Nico Paz do të luajë vetëm te Como ose Real Madridi

- Advertisement -

Cesc Fabregas ka hedhur poshtë çdo mundësi që Nico Paz të transferohet te Interi gjatë verës, duke deklaruar se e ardhmja e talentit argjentinas lidhet vetëm me Comon ose Real Madridin.

Trajneri spanjoll ishte i prerë në deklaratën e tij, duke thënë se mesfushori ofensiv nuk do të veshë fanellën zikaltër, transmeton Klankosova.tv.

Nico Paz do të luajë ose te Real Madridi ose te Como”, deklaroi Fabregas.

Real Madridi vazhdon ta ketë kontrollin mbi situatën e 21-vjeçarit argjentinas, pasi në marrëveshjen me Comon ekziston një klauzolë rikthimi ekskluzive prej 9 milionë eurosh për verën e vitit 2026, ndërsa shifra rritet në 10 milionë euro në vitin 2027.

Megjithatë, sipas raportimeve nga mediat e huaja , vendimi final për rikthimin e Nico Paz në “Santiago Bernabeu” mund të varet nga Jose Mourinho, i cili vazhdon të lidhet fuqishëm me pankinën e Real Madridit për sezonin e ardhshëm

Meritat e lojtarit ishin të mëdha, sepse Paz ishte më meritori që Como për herë të parë në histori të klubit, do të luaj në garat evropiane.

Të ngjashme

Të fundit